9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Drejtori i shkollës në Malishevë i ndan vetes mirënjohje

Rekomandime

Dje është publikuar nga një media një mirënjohje që thuhet se drejtori i shkollës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, Nazmi Zogaj ia ka dhënë vetvetës këtë mirënjohje.

E së fundmi për këtë çështje ka reaguar një mësimdhënës i kësaj shkolle, Milaim Berisha.

- Advertisement -

Ai ka thënë se mirënjohje u është ndarë të gjithëve (profesorë, kontabilist, drejtor, zëvendësdrejtor), të cilët kanë 10 vjet kontribut në këtë shkollë.

“Duke qene mesimdhenes ne kete shkolle, shfrytezoj rastin ketu qe t’ju bej pakez me te qarte rastin. Ky vit ka qene viti jubilar i shkolles. Duke qene keshtu, menaxhmenti i shkolles, perkatesisht komisioni i shkolles per mirenjohje, ka vendosur qe t’u ndaje mirenjohje te gjithe atyre qe per plot 10 vjet kane dhene kontributin e tyre ne kete shkolle. Komisioni per mirenjohje, duke dashur qe te mos i mohohet kontributi as drejtorit, sepse edhe drejtori kishte dhene kontributin e tij ne kete shkolle per plot 10 vjet, si mesimdhenes e zevendesdrejtor. Pra, drejtori nuk ka qene drejtor per 10 vjet, por ne kete rast ka rastisur qe ne vitin jubilar te jete drejtor”, ka shpjeguar ai.

Gjithashtu Berisha shtoi se kjo mirënjohje mund të duket edhe paradoksale.

- Advertisement -

“Mbase, keni te drejte qe kjo mirenjohje t’ju duket paradoksale ne shikim te pare, por besoj se pas ketij sqarimi, do ta konsideroni si te mireqene dhe do te jeni mirenjohes edhe ju per kontributin 10-vjeçar te drejtorit ne kete shkolle si dhe t’i kekoni falje drejtorit ne fjale dhe gjithe stafit te kesaj shkolle, ngase ju me kete lajm ironik keni ironizuar pa te drejte me 600 nxenes dhe 55 mesimdhenes te kesaj shkolle”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit