-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Rënia e lirës turke/ Habit Erdogan: Është “vullnet i Allahut”, duroni!

Rekomandime

Lira turke shënoi sot një tjetër rënie historike, ndërsa Banka Qendrore, në përpjekje për ta frenuar atë, hodhi në treg sasi të mëdha valutore, për të tretën herë në dhjetë ditë.

Konkretisht nga 13.93 kundrejt dollarit, lira u rikuperua në 13.81 për të arritur së shpejti sërish në 13.95.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, çmimet e produkteve po rriten shumë. Dhe në mes të gjithë kësaj, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se rënia është për shkak të vullnetit të Allahut, duke cituar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

“Ne si myslimanë e shohim këtë botë si një sprovë. Zoti ynë në Kuran ka thënë se do t’ju vë në provë me pak uri, me privim nga malli, nga jeta nga produktet. Jepni lajmin e gëzueshëm atyre që janë të durueshëm. Këtë e përkufizon ai”, deklaroi presidenti turk.

Ndërkohë, tregtarët tërheqin produktet nga raftet për t’i shitur më vonë me një çmim më të lartë. Nga ana e tyre, konsumatorët janë të kufizuar në blerjen e gjërave thelbësore. Zyrtarisht, inflacioni në Turqi është në nivelin 21.31%, por në praktikë vlerësohet se po i afrohet 60% në një kohë kur lira ka humbur afër 40% të vlerës që nga shtatori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit