Enver Bijediq, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës ka treguar se ka ngritur një kallëzim penal kundër presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, për deklarimet rreth Srebrenicës, shkruan Klix.ba.
Bijediq i cili është edhe lider i socialdemokratëve të Bosnjës, e ka raportuar Millanoviqiin në Zyrën e Prokurorit të Bosnjës. Bijediq ka gjetur bazë për kallëzimin e tij në deklaratën e Millanoviqit se “secili gjenocid nuk është i njejtë”.
“Më 3 dhjetor 2021, Millanoviq vazhdojë edhe me një ton skandaloz, teksa ai përpiqej të relativizojë gjenocidin në Srebrenicë, duke e krahasuar me Holokaustin dhe gjenocidin në Ruandë”, ka thënë Bijediq.
Bijediq beson se Milanoviq shqetësoi publikun me deklaratat e tij dhe krijoi intolerancë shtesë kombëtare midis shtetasve të BiH.