8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kelmendi: Nëse Izraeli e Amerika na kërkojnë që edhe në oborr të dikujt ta hapim ambasadën, përhajr na qoftë

Rekomandime

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar që të mbështetet kërkesa e hapjes së ambasadës nga SHBA’ja dhe Izraeli, edhe në qoftë se, siç thotë ai, “ta hapin në oborr privat të dikujt”.

- Advertisement -

Kelmendi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se, nëse e kundërshtojmë kërkesën e të dy shteteve, vendi ia mban anën Palestinën, së cilës ia kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Reagimi i tij vjen pas deklarimit të kreut të VV’së, se do të shqyrtohet kërkesa e zhvendosjes së ambasadës së Kosovës në Izrael në Jerusalem.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Izraeli e ka njohur Kosovën.

Palestina e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Amerika e ka njohur Kosovën.

Palestina e njeh autoritetin e Serbisë mbi Kosovën.

Nëse Izraeli dhe Amerika na kërkojnë që edhe në oborr privat të dikujt në Izrael ta hapim ambasadën, për hajr na qoftë.

Se përndryshe po ua mbajmë krahun Palestinës dhe Serbisë. E nëse do të pyetej e para, Kosova s’do të ishte shtet, dhe natyrisht po të pyetej e dyta, Serbia, Kosova do të ishte pa shqiptarë!

Atyre që thonë ndryshe, vetëm kapjani faqen!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit