14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Të dhënat e fundit nga numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, ka marrë 8,461 vota ose 51.8 për qind të tyre.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka bërë me dije Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.


Vetëvendosja, me numër të votave me kusht, pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,776 vota, teksa LDK’ja ka marrë 1,769 vota.

Ndërkaq, AAK ka 1,445 të votave me kusht. Nisma Socialdemokrate, deri më tani ka 400 vota.

- Advertisement -

Nga KQZ’ja kanë bërë me dije se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit