Bëhet rivlerësimi: Robin Krasniqi fitues ndaj Boesel – ‘konfirmohet vjedhja’

    0
    232

    Robin Krasniqi ka marrë rezultatet e rivlerësimit të duelit me Bosel dhe ka dalë fitues.

    Krasniqi ka çuar incizimet e tij në një juri neutrale, dhe ka marrë rezultatet ku ka dalë fitues me vendim unanim nga pesë profesionistë, përcjell lajmi.net.116:112, 116:112, 115:114, 115:113, dhe 115:113, ishin pesë rezultatet, të gjitha në favor të Krasniqit.

    Këto rezultate u dhanë nga Timo Hoffman, Tengis Sade, Sergej Kovalenko, Mathias Eichler dhe Jens Kluge.

    Kjo drejtësi u nda në Gersthofen si pjesë e një eventi publik, në prezencë të medieve.

    Këta pesë anëtarë të jurisë janë pesë persona të licencuar nga Gjermania, për juri në boks