17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Gjenerali nga Amerika i reagon Skënder Hysenit, ka një thirrje për kryeministrin Kurti: Mos u mashtro!

Rekomandime

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i ka reaguar ish koordinatorit për dialogun Skënder Hysenit, i cili ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, e cila sipas tij, ndikon në zvogëlimin e ndikimit rus në Ballkan.

- Advertisement -

Maralusha ka akuzuar Hysenin se në shtator të vitit 2020, ishte gati t’ia dhuronte Serbisë veriun e Kosovës, dhe të mundësonte krijimin e Asociacionit serb me kompetenca ekzekutive, përcjell Bota sot.

Gjenerali ka kërkuar poashtu nga kryeministri Albin Kurti, që të mos ngutet me marrëveshjen me Serbinë dhe t’i thotë “Jo” “Zajednicës”.

Reagimi i Maralushës në Facebook:

- Advertisement -

Është e vërtetë, por jo një marrëveshje që është në dëm të Kosovës. Albin, mos u mashtro! Se ata që po nguten për një marrëveshje me Serbinë, ata nuk ndjejnë aspak për Kosovën, se i kanë interesat e tyre shtetërore.

Duhet me ju thënë këtyne njerëzve (shteteve): Jo Zajednica serbe në Kosovë. Sa i përket postimit të z.Hyseni, ky është ai person që më 4 Shtator 2020 gati ishte me ia dorëzua veriun e Kosovës serbëve dhe krijimin e Zajednicave me fuqi ekzekutive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit