Në vizitën që po zhvillon në Egjipt kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah el Sisi me të cilin kanë diskutuar për raportet mes dy vendeve dhe forcimin e tyre në të gjitha fushat, shkruan “Informer”.
Në Egjipt, Daçiq ka takuar edhe kryeministrin egjiptian Mustafa Madbulji me të cilin po ashtu ka biseduar për situatën aktuale globale, raportet mes dy vendeve dhe mënyra të avancimit të tyre.
Kreu i Kuvendit të Serbisë ka takuar edhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit, Hanafi El Gebali dhe në bisedë është konstatuar se Egjipti edhe Serbia kanë traditë të gjatë dhe të mirë në raportet mes dy vendeve, në rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare, por palët janë pajtuar që të angazhohen në thellimin e raporteve në të gjitha fushat që nga ekonomia, politika, arsimi, kultura e mbrojtja.
Ndërkohë sipas medieve serbe, në këto takime është theksuar se Egjipti mbetet pranë qëndrimit të saj për “ngrirje” të njohjes së Kosovës, duke marr parasysh se ajo nuk voton për pranimin e Prishtinës në institucionet ndërkombëtare.