Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vr*asjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë.
Motivet e këtij sulmi dyshohet se lidhen me një rast të vetëvr asjes së një vajze e cila ishte gjetur e vdekur në fshatin Gllogjan të Deçanit, pjesëtare e familjes së të dyshuarve për vr*asjet.
Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj.
Një prej të arrestuarve për vr*asjen e trefishtë në Deçan, Halil Mehmetaj, kishte dhënë intervistë për televizionin publik një ditë pas tragjedisë.
Halil Mehmetaj, babai i vajzës së vetëvrarë, Heroina Mehmetajt, kishte shprehur ngushëllimet e tij për familjet që pësuan nga vr*asja e trefishtë.
“Komunikimin e fundit që e ka ba, e ka ba Beqa, dmth baba i djalit, pesë minuta përpara ka komuniku, kështu që ju ka vonu për aq kohë që e ka prit se e ka ditë që autobusi ka me mrri në atë kohë. E ka thirrë herën e dytë dhe tani veq e kanë dëgjue atë… Tmerr ka qenë tmerr”,tha Mehmetaj një ditë pas vr*asjes së trefisht në Deçan.
Mirëpo, Prokuroria e Pejës po dyshon që Halil Mehmetaj është një prej përsonave të përfshirë në vr*asjen e trefishtë në Deçan. Ai bashkë me dy djemtë e tij dyshohen për vr asjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë, ku arsyeja e vetëvr*asjes së vajzës, dyshohet se ndërlidhet me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, të qëlluar për vd ekje para 13 ditësh në Gllogjan
Kujtojmë se sot të arrestuarit Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj do të dalin para gjykatës në orën 16:00.
Deklarata e plotë: