3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

73 të akuzuarit për KRlM e korrupsion në Karaçevë, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë

Rekomandime

Përtej tendenca për ta minimizuar aksionin e realizuar kundër KRlMlT e korrupsionit në Karaçevë. Sot, për shkak të atij operacioni që nisi nga Inspektorati Policor dhe rrugës iu bashkuan edhe institucione të tjera, ka çuar në një dosje të Prokurorisë, që ka hiç më pak se 300 faqe dhe 73 të akuzuar.

Në këtë dosje, kallëzimet penale, që i posedon InDoks, lista e të akuzuarve nis me zyrtarët policorë.

- Advertisement -

Sipas dosjes së hetuesisë, të akuzuar pas këtij operacioni janë zyrtarët policor: Ferid Leci, Hydush Kastrati, Sokol Keka, Imer Spahiu, Fatmir Kallaba, Asllan Kryeziu, Feat Zeqiri, Raif Thaqi, Selami Geci, Slavisha Nikoliç, Zlatan Arsic, Naim Krasniqi, Naim Selishta dhe Fitim Kryeziu.

Për këtë në InDoks foli edhe Bardhyl Haxhimustafa, Udhëheqës i Divizionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në IPK.

“Në kallëzimin penal është dorëzu ndaj 15 zyrtarëve policor dhe pjesa tjetër janë qytetarëve të zonave të ndryshme të Kosovës, të përfshirë në vepra të ndryshme penale duke filluar nga kontrabandimi me mallra dhe bixhozi”, u shpreh ai.
Pjesa tjetër e të akuzuarve janë qytetarë, përfshirë këtu edhe biznesmenë. Lista është e gjatë.

- Advertisement -

Ajo përmban këta emra: Driton Spahiu, Albert Thaçi, Albert Sadiku, Blerim Spahiu, Fatmir Spahiu, Agron Spahiu, Naim Kryeziu, Sead Dermaku, Blend Spahiu, Fadil Spahiu, Vigan Spahiu, Lirik Morina, Fatmir Veseli, Ismail Veseli, Sadik Sadiku, Mevlan Spahiu, Fatos Morina, Burim Fazliu, Enis Keka, Florian Sylejmani, Rexhep Spahiu, Nehat Morina, Hesat Rrudhani, Përparim Shabani, Arsim Dërmaku, Fatlum Bajrami, Adhurim Thaqi, Faton Kryeziu, Lirim Spahiu, Jusuf Hasani, Nadir Shantir, Shani Kryeziu, Kujtim Morina, Umer Arapi, Bajram Rahmani, Armin Huduti, Hilmi Mullallari, Jeton Buquku, Bekim Bajrami, Bujar Ajeti, Ylber Fera, Lulëzim Gashi, Idriz Kurteshi, Feta Leci, Naser Leci, Denis Hyseni, Mustafë Leka, Bekim Gashi, Qamil Memeti, Mentor Maqani, Sherif Ilazi, Muharrem Morina, Nazim Rulani, Afrim Thaqi, Ibush Fazliu, Xhelal Kryeziu, Artizan Thaqi, Vullnet Bytyqi dhe Sylejman Ismajli.

Biznesmeni që bie më në sy është edhe Mentor Maqani. Ai akuzohet si pronar i një kazinoje ilegale në Karaçevë, në të cilën u gjetën mbi 30 aparate lojërash fati. Ai në dosje përmendet hiç më pak se 43 herë.

- Advertisement -

Mentor Maqanit së fundmi nga Prokurori i është ngritur edhe një aktakuzë tjetër. Ai akuzohet bashkë me Ismet Osmanin-Currin.

Sipas dosjes së hetuesisë, për muaj me radhë, hetuesit e IPK-së kishin përcjellë kontingjente të tëra të gjedheve që kontrabandoheshin përmes kufirit, dhe silleshin ilegalisht për tu shitur nëpër disa mishtore nëpër Kosovë. Në këtë krim pashmangshëm hise kishin zyrtarët policor që tashmë janë nën aktakuzë. Vlera e mallit ishte mijëra euro çdo natë.

Dokumentari i plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit