3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Skenari i Vuçiqit/Nuk po kursen milionat për ndarjen e Kosovës – ja si po e përgatit sulmin ndaj Kurtit

Rekomandime

Ish i dërguari special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell njihet për afërsinë e tij me udhëheqësit e shtetit serb.

Kjo gjë është dalluar në shumë raste, kur Grenell ka shfaqur anshmëri në çështjen e negociatave Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Së fundi, ai mori pjesë në darkën e shtruar nga ambasadori serb, Marko Gjuriq në Uashington, ku ofroi mbështetjen e tij për politikat serbe.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këtë darkë të shtruar në kryeqytetin amerikan.

Ai bëri një krahasim interesant të ‘sofrave’ të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se në traditën tonë shqiptare sofrën e shtrojmë për miqtë me zemër të pastër.

- Advertisement -

“Në gjuhën tonë popullore thuhet, kush e ka sofrën e fortë, i ka edhe miqtë e fortë, por Buda e ka një thënie të thjeshtë, duke thënë: sa më pak të keni, aq më pak do të shqetësoheni, prandaj Kosova, jo që nuk ka sofër për të shtruar për miqtë amerikanë, por një sofër e tillë e Gjuriqit edhe pse mund të jetë me gjitha gjërat që i do barku, por nuk është e shëndetshme, sepse nën sofër fshihet djalli serb, që po punon t’ia merr edhe kafshatën e fundit fukarasë, ndërsa në traditën tonë shqiptare sofrën e shtrojmë për miqtë dhe dashamirët ndoshta vetëm me bukë e krip, por me zemër të pastër dhe pa djallëzi”, shpjegoi ai.

Duke u ndërlidhur me këtë, Preqi dyshon se personalitet e niveleve të larta amerikane mund të përfshihen në lobimin e Serbisë për ndarjen e Kosovës.

- Advertisement -

Kjo për shkak se amerikanët e vërtetë dhe liderët e sinqertë të këtij vendi nuk mund të mashtrohen lehtë me një darkë apo darkë serbe.

“Dhe çka nënkuptojmë me këtë darkë që shtroi ambasadori i Serbisë, Marko Gjuriqi, 15 kongresistëve amerikanë, në anën e së cilës zbulojmë se si zbrazet mendja njerëzore për të krijuar miqësi me njerëz të mëdhenj, të cilët këta njerëz të mëdhenj mundet t’i përdori një ditë që do ta ndihmojnë për ta shkatërruar një shoqëri tjetër kundërshtare.

Prandaj, me një fjalë tjetër, të gjitha këto personalitete të niveleve të larta në kongresin amerikan, përfshirë edhe ish-emisarin Grenell, për shkak të një darke që ua shtroi Gjuriqi, do të bëhen pjesë e lobimit të Serbisë apo argatë të Vuçiqit, në SHBA, të cilët planifikojnë ndarjen e Kosovës, dikush do ta besonte një gjë të tillë, por jo të gjithë, sepse amerikanët e vërtetë dhe liderët e sinqertë të këtij vendi nuk mund të mashtrohen lehtë me një darkë apo drekë dhe më asgjë tjetër, duke ditur se SHBA-të, janë miq të vjetër dhe të përjetshëm të popullit shqiptar”, theksoi opinionisti.

Në vazhdim, ai përmendi planin serb për ndarjen e Kosovës, të cilin fatkeqësisht po e mbështet edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Madje, Preqi tha se Serbia nuk kursejnë milionat për të gjetur njerëz që përkrahin ndarjen e Kosovës.

“Serbia po punon edhe natën, sa kohë Vuçiqi, e futi edhe Edi Ramën, nën çmendurinë e vet, të cilin po e shalon sikur «vraqin e zi», duke e përgatitur dhe këshilluar sa herë që po i nevojitet ta sulmojë Albin Kurtin dhe Kosovën, apo për ta joshur këtë vend për ta futur në kurth përmes «Ballkanit të hapur», që për Kosovën, nuk është gjë tjetër, vetëm se një «lak» në qafë.

Serbia dhe Vuçiqi nuk kursejnë miliona dhe mjete tjera, për të gjetur dhe grumbulluar njerëz që i shërbejnë dhe e përkrahin për ta ndarë Kosovën, apo për të bërë pazare me tokat e saj, por do të ishte e tmerrshme dhe jo logjike për një botë të civilizuar dhe demokratike, që një popull i pafajshëm të lihet nën mëshirën e njerëzve të pamëshirshëm dhe të nëpërkëmbët vetëm se i kërkon të drejtat e veta njerëzore”, potencoi Preqi.

Në fund, opinionisti u shpreh se Kosova dhe qytetarët e saj i besojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësisë tyre të vjetër.

Derisa, darkat e Gjuriqit i cilësoi si të pasura me shije, por nën sofrën e shtruar, aty fshihet djalli serb.

“Kosova dhe populli i saj i besojnë Amerikës dhe popullit amerikan, duke i besuar edhe eksperiencës së saj, po ashtu edhe miqësisë së vjetër me këtë popull, i cili në kohët më të vështira tregoj respekt dhe përkushtim deri në ditët e sotme, prandaj darkat e Gjuriqit, janë të pasura dhe me shije, por nën sofrën e shtruar, aty fshihet djalli serb, i cili po ua turbullon mendjen njerëzimit për ti përvetësuar”, përmbylli Dedë Preqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit