1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Zeka: Bosët e Radoiçiqit dhe Veselinoviqit gjenden në Prishtinë, janë politikanë

Rekomandime

Gazetari Milaim Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë të sanksionuarit nga Thesari Amerikan, Milan Radoiçiq dhe Zvnoko Veselinoviq, bosët i kanë në Prishtinë.

Zeka tha se shefi i tyre është në Beograd, duke aluduar në presidentin serb Aleksandër Vuçiq, por bosët e tyre që kanë bërë kontrabandë bashkë, janë në Prishtinë.

- Advertisement -

“Bosët kryesorë të Radoiçiqit dhe Veselinoviqit kanë qenë në Prishtinë”, është shprehur Zeka.

Tutje, Zeka tha se bosët e Veselinoviqit dhe Radoiciqit janë politikanë.

“Shefi i tij është në Beograd, por bosët që kanë bërë kontrabandë me barna, naftë, bitcoin… dhe me cdo biznes që kanë bërë grupet kriminale në veri, bosët i kanë pasur deputetë, politikanë”, ka thënë Zeka.

- Advertisement -

Ndërsa për listën e zezë nga departamenti Amerikan, Zeka thotë se do të ketë shqiptarë dhe kompani shqiptare.

“Jam i bindur se do të kemi lista të zeza nga departamenti Amerikan dhe në ato lista do të ketë politikanë shqiptarë dhe kompani shqiptare”, shtoi Zeka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit