13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Gërvalla: Nuk kam ndjenja anti-UÇK, kam dhënë intervista për ta mbrojtur

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur rreth biografisë së saj ku shkruhet se Gërvalla pas luftës ka organizuar sjelljen e eshtrave të babait të saj dhe se funeralin s’e kanë kontrolluar “ekstremistët e luftës” pas vitit 1999, term që aludohet për ish-eprorët e UÇK-së.

Gërvalla tha se nuk ka një CV zyrtare dhe për këtë tha se ka një arsye.

- Advertisement -

Ajo tha se janë vonuar me një faqe interneti ku MPJ-ja do t’i përmbledhë faqet e ambasadave që qytetarët të marrin shërbime më lehtë.

“Ku e di unë a ekziston. Nuk kam asnjë CV zyrtare dhe ka një arsye shumë thjeshtë, që ne jemi vonuar me një faqe internet në të cilën ne dëshirojmë që t’i përmbledhim faqet e ambasadave tona, që një qytetar të mos hyjë në 500 faqe, por t’i ketë të përqëndruara. Jemi vonuar me atë proces sepse e kemi të komplikuar çështjen e IT në MPJ”, tha Gërvalla në Kanal10.

Gërvalla tha se CV-ja e saj zyrtare do të jetë e pasqyruar në faqen e ministrisë.

- Advertisement -

Tutje ajo theksoi se nuk ka pasur dhe nuk ka arsye për të pasur afeksion kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“CV-ja ime zyrtare do të jetë e pasqyruar në faqen tonë. Kemi shumë sfida si ministri. Nuk është vetëm CV-ja ime. Janë shumë sfida, kemi mungesa për të cilat nuk jam krenare por janë çështje teknike për të cilat nuk kemi gjetur zgjidhje deri tani. Kot kërkoni, nuk mund të gjeni. Jam mirënjohëse për çdo kritikë, por nuk jam unë personi të cilit i adresohen ato akuza. Nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk kam pse të kem afeksion anti UÇK”, tha Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit