Të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë do të duhet t’u përmbahen masave të ndërmarra së fundmi nga Qeveria
Kësisoj, siç ka rikujtuar Qendra për Menaxhim Kufitar, të gjithë shtetasve e Kosovës që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare, do t’u kërkohet certifikata e vaksinimit apo testi PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë, shkruan lajmi.net.
Nëse nuk kanë asnjërin prej këtyre dokumenteve, policia do të kërkojë karantimin e tyre 7-ditor.
Postimi i plotë:
Informatë shtesë lidhur me masat kundër COVID 19:
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes Pikave Kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore.