13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rrëfimet e ushtarëve rusë të zënë rob: Putini na gënjeu, na hodhi në luftë si qentë

Rekomandime

RUSI-Disa ushtarë të burgosur rusë, kanë kanë treguar si janë trajtuar nga shteti në Iuftën e nisur në Ukrainë. Ata pretendojnë se janë hedhur në betejë si “çakej” dhe se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk i’u ka dhënë trajtimin e duhur. Sipas mediave të huaja, një prej ushtarëve që ka rrëfyer është ushtari Vadim, 26 vjeç, i kapur prej forcave armike në Kharkiv.

“Dëgjova një shpërthim të madh pranë vendit ku ndodheshim. Mendova se të gjithë vdiqëm, nuk kishte se si të mbijetonim. Kishte një kamion para nesh të mbushur me municion. Shpërthimi nuk po ndalonte dhe duke u zvarritur, u strehova në një vend më të sigurt,”- tha Vadim.

- Advertisement -

Ai ka treguar më tej se për 10 ditë ka mbijetuar vetëm duke ngrënë biskota dhe qëndronte në një shtëpi të braktisur. Vadim iu bashkua ushtrisë 6 vite më parë, i shtyrë nga paratë mujore që përfitonte. Ai po stërvitej kohët e fundit për të drejtuar mjete luftarake. Ndërsa Ivan, është një tjetër ushtar ka treguar mes lotësh momentin e frikës se ndoshta e vrisnin gjatë kapjesë së tij.

“Më urdhëruan të shtrihesha, më hoqën të gjitha rrobat dhe më kontrolluan. Pastaj të nesërmen më morën. Frika ime më e madhe ishte se do të vdisja. Kur po dorëzohesha, kisha frikë se do të më pushkatonin,” tha Ivan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit