2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Boiken Abazi: Sali Berisha nuk është njeriu i duhur për protesta kundër Vuçiqit

Rekomandime

Anëtari i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, në një status të gjatë në Facebook ka thënë se ka thënë se protesta e nesërme kundër kryeminsitrit serb Aleksandër vucic është e drejtë por e thirrur nga njerëzit e gabuar.

Ai thotë se protesta e tij është që të konsolidohet si kryetar i opozitës shqiptare dhe ai e lidh praninë e Evi Kokalarit në “Foltoren” e Berishës si provë që ai nuk e lufton nisëm e Edi Ramës dhe Vuciqit.

- Advertisement -

“Sali Berisha ka thirrur protestë kundër “Open Balkan”, që zhvillohet nesër gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë. Është e qartë se kemi të bëjmë me të njëjtin Berishë që e mbështeti “Open Balkan” në shtator të vitit të kaluar në pseudo-marrëveshjen e Uashingtonit, kur këtë marrëveshje e çoi përpara Presidenti Trump bashkë me Richard Grenell. Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anulojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet. Por ata nuk kanë premtuar se do anulojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.”, shkruan ai në statusin e tij.

Abazi thotë se protesta është e drejtë por që ajo dretohet prej njerëzve të gabuar dhe thotë se Berisha ka marrë premtime që do t’i largohet etiketimi “non-grata” nëse Trump kthehet në pushtet.

“Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përball Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai. Po mos të ishte kështu, po mos ta kishte hallin te “non-grata” ndaj tij, atëherë tashmë Berisha do duhej të ishte distancuar edhe nga Grenelli dhe enturazhi i tij, si Evi Kokalari, që janë mburrur për marrëveshjen e Uashingtonit e për “Open Balkan” – por këtë të fundit e futi madje në minutë të fundit edhe në “Komisionin e Rithemelmit” të PD-së.”, thotë ai.

- Advertisement -

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, aksionet protestuese kundër politikave ekspansioniste të Serbisë në rajon i nisi Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri, më 8 maj 2019, në vizitën e Vuçiçit në Tiranë. Motivet dhe synimet tona ishin të pastra: dëshironim të rrisnim vetëdijen në Shqipëri mbi faktin se Serbia nuk kishte ndryshuar dhe se Shqipëria e Kosova duhet të kishin një politikë të jashtme të përbashkët, veçanërisht përball Serbisë e për të zbrapsur përpjekjet e saj për ekspansion në kurriz të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Kërkuam drejtësi për gjenocidin në Kosovë të kryer nga qeveria ku Vuçiç ka qenë ministër informacioni. Kërkuam kthimin e të pagjeturve, dëmshpërblimet e luftës, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kërkimfalje nga ana e Serbisë.

- Advertisement -

E shpallëm Vuçiç “non-grata” në Shqipëri dhe kërkuam bashkim kombëtar. Aksionet protestuese me të njëjtat kërkesa i përsëritëm edhe në vizita të tjera të Vuçiçit në Tiranë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri aktualisht ka mbetur pezull, dhe si duket mund të ketë nevojë të gjehen mënyra të tjera për të mbrojtur të njëjtat kauza.

Sali Berisha ka thirrur protestë kundër “Open Balkan”, që zhvillohet nesër gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë. Është e qartë se kemi të bëjmë me të njëjtin Berishë që e mbështeti “Open Balkan” në shtator të vitit të kaluar në pseudo-marrëveshjen e Washingtonit, kur këtë marrëveshje e çoi përpara Presidenti Trump bashkë me Richard Grenell. Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anulojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet. Por ata nuk kanë premtuar se do anulojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.

Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përball Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai.

Po mos të ishte kështu, po mos ta kishte hallin te “non-grata” ndaj tij, atëherë tashmë Berisha do duhej të ishte distancuar edhe nga Grenelli dhe enturazhi i tij, si Evi Kokalari, që janë mburrur për marrëveshjen e Washingtonit e për “Open Balkan” – por këtë të fundit e futi madje në minutë të fundit edhe në “Komisionin e Rithemelmit” të PD-së.

Duke i patur të gjitha këto të qarta, megjithatë, Vuçiç po vjen nesër në Tiranë bashkë me politikat e tij ekspansioniste, dhe tjetër protestë ndaj tij nuk është thirrur përveç asaj që ka thirrur Sali Berisha kundër binomit “Rama-Vuçiç”. Kështu, shqiptarët mbeten sërish në dilemën e pjesëmarrjes ose jo në një protestë të drejtë të organizuar e drejtuar nga njerëz me motivet e gabuara. Dhe për këtë, fajin e kemi vet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit