1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Nga skenari i bllokimit të Vuçiq në aeroport deri te djegia e flamurit/ Çka shkruajnë mediat serbe për protestën kundër “Open Balkan”

Rekomandime

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, para Kryeministrisë kundër nismës “Open Balkan” ka marrë edhe vëmendjen e mediave serbe. Kjo për shkak edhe se sot në Tiranë mbërrinte presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“B92 duke cituar “Novosti”-n aludon për dy grupime protestuesish. Sipas kësaj medie një grup protestojnë para godinës së Kryeministrisë ndërsa një grup tjetër planifikon t’i bllokojë rrugën nga aeroporti presidentit Vuçiç. Megjithatë deri më tani ku aludim nuk ka rezultuar i vërtetë, pasi Vuçiç bashkë me delegacionin që e shoqëron nga Rinasi kanë udhëtuar direkt për në Elbasan ku atje i pret edhe kryeministri Edi Rama.

- Advertisement -

Sipas burimeve të “Novosti”, organizatorë të protestës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, personat më të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha.

Mediat serbe raportojnë se Berisha ka pasur kontakte me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 protestuesve nga Kosova.

“Kujtojmë se protestuesit shqiptarë protestuan kundër presidentit Vuçiç edhe në vitin 2019, kur ai vizitoi Tiranën për të rënë dakord me Edi Ramën për nismën ‘Ballkani i Hapur’, raporton “B92”.

- Advertisement -

Një tjetër episod që ka gjetur hapësirë në mediat serbe, ishte momenti i djegies së flamurit serb në Tiranë, që është kryeartikull në “Blic”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit