4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Policia boshnjake bastis zyrat e partive serbe

Rekomandime

Policia boshnjake të mërkurën e bastisi selinë qendrore të Partisë Popullore Serbe si masë kundër prirjeve separatiste nga disa nga udhëheqësit serbë të Bosnjës.

Forcat e Agjencisë së Hetimeve dhe Mbrojtjes e kryen operacionin në qytetin e Banja Lukës, kryeqytet administrativ e Republikës Serbe, shkruan Anadolu.

- Advertisement -

Operacioni erdhi pasi prokurorët në Bosnjë e Hercegovinë të hënën nisën një hetim për disa politikanë të Republikës Serbe, disa javë pasi ligjvënësit serbë kërcënuan me largim nga institucionet boshnjake, nëse qeveria nuk i zgjidh sfidat politike të vendit.

Pas bastisjes së selisë qendrore të Partisë Popullore Serbe, forcat e sigurisë e bastisën edhe selinë qendrore të Lëvizjes Demokratike Kombëtare për të kërkuar dokumente si pjesë e hetimeve për sulm ndaj rendit kushtetues, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Të hënën, prokurorët thanë se kanë nisur hetim për deklaratat provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, më 11 dhjetor, i cili ligjvënësve të Republikës Serbe u tha se ndarja e Bosnjës e Hercegovinës është e pashmangshme, nëse “ne s’mund t’i tejkalojmë situatat e vështira në të cilat jemi”.

- Advertisement -

Pasi ligjvënësit serbë bënë plane për të krijuar ligje dhe procedura të ndara qeveritare, ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe delegacioni i Bashkimit Evropian e kritikuan ashpër këtë lëvizje dhe i bënë thirrje kuvendit serb që të heqë dorë nga vendimet e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit