14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Rikthimi i reduktimeve, ky është çmimi i agregatëve në Kosovë

Rekomandime

Nga dita e mërkurë, në Kosovë janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike.

KEDS-i njoftoi se për shkak të krizës energjetike, do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara.

- Advertisement -

Qytetarëve, ashtu si në të kaluarën do të duhet të gjejnë zgjidhje alternative për ngrohje, ndriçim e funksione të tjera. Në raste më të shpeshta, përdoren agregatët.

Por a e dini sa kushton një agregat në Kosovë?

Sipas faqes online për shitje e blerje në Kosovë, “merrjep”, çmimi i agregatëve në Kosovë ndryshon nga cilësia dhe fuqia e tij.

- Advertisement -

Kësisoj, një agregat të vjetër dhe më të vogël, mund ta blini për 40 euro.

Nga shpalljet e publikuara, vërehet se çmimi i disa agregatëve që megjithatë janë të vjetër shkon edhe në 150 euro.

- Advertisement -

Të tillë mund të gjeni edhe me 300 euro.

Megjithatë, për bizneset, nevoja për konsum e të cilave është më e madhe, mund të mos mjaftojnë agregatët e lartëpërmendur.

Po ashtu, këto pajisje kanë edhe kosto të furnizimit me benzinë si dhe prishjet eventuale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit