Në Vushtrri fillon “Festivali i Çajit”

0
149

Në Vushtrri është hapur organizimi treditor “Festivali i Çajit”, i cili tashmë është bërë tradicional.

“Çaj Fest ngroh zemrat në mot të ftoftë” është motoja e sivjetme e këtij festivali në edicionin e tretë të organizimit.

Hapja zyrtare e festivalit është bërë sot nga ora 13:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të jetë i hapur nga ora 19:00 deri në 22:00.

Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Festivalin e ka mbështetur komuna si dhe Ministria e Kulturës.