11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

FSK-së iu shtuan 190 rekrutë, Kurti: Sot rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë

Rekomandime

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u mbajt ceremonia e betimit të 190 rekrutëve të rinj të FSK-së.

“Dita kur ju betoheni t’i shërbeni atdheut tuaj, popullit tuaj, me krenari dhe nder, është dita kur e gjithë Kosova merr forcë të re dhe fiton vullnet të shtuar. Shërbimi i juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para rekrutëve të rinj të gjeneratës 02/2021.

- Advertisement -

Kurti shtoi se me bashkimin e tyre në Forcën e Sigurisë, sot po rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë.

I shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Komandanti i Forcës së Sigurisë, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 190 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga sot, ju jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës, Forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike. Detyra juaj është më fisnike sepse ju i shërbeni paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike, shtoi kryeministri.

- Advertisement -

Duke iu drejtuar Gjenerale Irfete Spahiut dhe stafit trajnues të FSK-së, kryeministri i përgëzoi për punën e shkëlqyeshme dhe angazhimin e palodhshëm për realizimin e suksesshëm të stërvitjes ushtarake bazë për gjeneratën e dytë për këtë vit. Kjo stërvitje duke qenë stërvitje fundamentale e ushtarit, është themeli i edukimit ushtarak, prandaj, përfundimi i suksesshëm i kësaj stërvitje nënkupton fillim të mbarë të përgatitjes profesionale të ushtarëve për t’i shërbyer Forcës e sigurisë, qytetarëve dhe vendit.

Në fund, kryeministri Kurti teksa u bëri thirrje rekrutëve të rinj që të investojnë në veten e tyre, të mësojnë dhe stërviten, shërbejnë me humanitet dhe dinjitet, luftojnë me guxim dhe të bëhen ushtar të fortë të ushtrisë së fuqishme të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit