-1.4 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

“I lumi ti që s’je i vetëdijshëm për gabimet”/ Çun Lajçi i ashpër me Ramën

Rekomandime

Aktori shqiptar Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me vizitën e Ramës në Kosovë.

Ai u shpreh që veprimi i Kurtit ishte i drejtë ndaj Ramës pasi vizita ishte për interesa personale.

- Advertisement -

“Presidentja, që ti e injorove kur erdhi n’Tiranë, të priti e t’përcjelli si mikun e shtëpisë”, shtoi ndër të tjera ai.

Disa fjalë aktori ka edhe për Konjufcën duke shtuar që ai “qesh e ngjesh” e nuk e merr vesh Rama fare.

“Kosova s’asht vajza jote me fejua e me ba kanagjeqe pa dhandurrë”, u shpreh Lajçi.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Mirëmëngjesi Z. Edvin!

- Advertisement -

Bane mirë që erdhe n’Prishtinë, edhe shumë ma mirë që z. Kurti ta mbylli derën!

– Por jo t’vllaznisë, jo t’Kanunit t’cilin e citove n’Shkup, po ate të interesit.

Ju pushtetarët, të Kanuni mbeshteteni vetëm kur keni interesa përsonale, e kur ua citojmë ne, na thoni; – ik ore mos u merr me përrallat e Lekë Dukagjinit!

E sheh? S’thoshte kot Fishta; – të gjithë përkulemi para Skender Beut, sa herë duem të dukemi atdhetarë n’sytë e tjerëve!

Presidentja, që ti e injorove kur erdhi n’Tiranë, të priti e t’përcjelli si mikun e shtëpisë! Diçka edhe t’ka folë rreth veriut e besoj se nuk je tall me Oso Kukën deri sa ka folë ajo për bandat e veriut, siç bane në mbramje në Klan Kosovë!

Po!

Glauku asht shumë simpatik, – e din pse? – se ai “qesh e ngjesh” e s’e merr vesh kur ta lëshon xekrrin nër bisht!

Sikur ta hapte derën Albini, në mbramje s’do bëje monodramë n’televizor. S’do talleshe siç u talle! Ata gazetarët që i kishte përzgjedhë drejtori, ishin nxanës t’urtë. U mahnitën me “dashninë tande për Kosovën e me Oso Kukën”, qyqan i shkretë që rrin i ngujuem n’Komunë! Ti; – bam Albinit njiher, ata bam-bam dy herë!

Mos u merrni me kriminelët. Merruni me Oso Kukën! Nxjerreni prej aty se u qelb!

Çka s’the mbramë. I lumi ti që s’je i vetdishëm për gabimet!

Tash shpëjtoje hapin të Dodiku e të Vuçiqi se ndoshta t’bajnë flamurtar për kanagjeqin e rradhës!

Mbas sodit kujtohu mirë kur ta citosh Kanunin!

Kosova s’asht vajza jote me fejua e me ba kanagjeqe pa dhandurrë!

Harroj kosovarët. Ata kanë mbetë të lahuta e të Oso Kuka, veç edhe n’kulm t’pullazit i djegin do kaprroça kur ta pëshurrin zjarrmin n’votër!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit