1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Violinisti shqiptar që bën muzikë në terapi intensive për fëmijët e sëmurë

Rekomandime

Prej dy vitesh, në çdo periudhë Krishtlindjesh, Eugjen Gargjola, i prezanton tingujt e violinës së tij me foshnjat në terapi intensive. Për të, muzika është një magji, një mrekulli.

Violinisti shqiptar ka tërhequr vëmendjen edhe të televizioneve italiane, ku tregoi se si lindi kjo ide.

- Advertisement -

“Para 3 viteve, unë shkova në terapinë intensive. Kjo lidhet me kujtimin e lindjes së vajzave të mia, të cilat lindën në këtë repart në vitin 2014. Aty kam qëndruar një javë me vështirësi dhe ankth. Stafi i spitalit është shumë i mirë dhe na e kanë bërë ambientin sa më të mirë. Pas 4 vitesh, unë nisa të jap një kontribut nëpërmjet tingujve, të cilët kanë aftësi të ndikojnë direkt edhe te gjendja fizike e shpirtërore e fëmijëve” tha ai.

“Nëse të gjithë do të mendojnë për diçka pozitive të tillë, atëherë do të kishim bërë të mundur përmirësimin e gjendjes së njerëzve që na rrethojnë. Është kënaqësi, sepse një artist ndan me publikun emocionet dhe intimitetin, ndërsa këtu ti ndan emocionin direkt me personin, me prindërit e fëmijëve. Unë luaj me shpirt në atë moment”.

Por si është pritur Eugjeni nga stafi i spitalit? “Doktoresha Valeria Fasolato, në momentin që unë kam trokitur te dera, pasi ishte një improvizim, ajo e mirëpriti pa asnjë dyshim. Më hapi derën dhe unë kam vazhduar pa u ndalur”.

- Advertisement -

Eugjen Gargjola flet edhe për vajzat e tij binjake dhe vështirësitë që ato kanë kaluar. “Kanë lindur një muaj para kohe dhe kanë kaluar një javë në terapi intensive. Kjo është periudha më e shkurtër që kalojnë fëmijët e tu. Djana, nëna e vajzave, ishte shumë e merakosur, ndërsa unë isha shumë më i qetë dhe me besim pozitiv për mjekësinë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit