10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputetja e PDK’së për Kurtin: Ai i ka votat që ta rrëzojë vetë qeverinë

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi thotë se në zgjedhje Kurti mund ta dërgojë vet vendin se ngase i ka më shumë se 50% të fuqisë politike.

Sipas, Musliu-Shoshit dialogu është një proces në të cilin Qeveria Kurti do të duhej të ishte transparente me opozitën dhe korrekte me partnerët strategjik sidomos me ShBA-në dhe BE-në..

- Advertisement -

“Në zgjedhje Kurti mund ta dërgojë vet vendin se i ka më shumë se 50% të fuqisë politike. Ai i ka votat që ta rrëzojë qeverinë kurdo që ai mendon se edhe të rrezohet dhe siç po shihet nuk e kemi një qeveri e cila është duke përmbushur programin as legjislativ dhe as Qeverisës. Nëse vazhdojnë me këtë tempo atëherë unë mendoj që ose do të kemi dështim ose zgjedhje. Dialogu është një proces në të cilin qeveria Kurti do të duhej të jetë transparente me opozitën dhe të ishte më korrekte me partnerët tanë strategjik, sidomos me ShBA-në dhe BE-në”, ka deklaruar ajo për EkonomiaOnline.

“Unë e shoh një shans të mirë për Qeverinë Kurti pasi që kemi një angazhim më të veçantë nga Britania e Madhe dhe ShBA-ja që ky proces të ecë përpara. Mendoj se kjo krejt është në diskursin e Qeverisë Kurti se sa do të dijë ta shfrytëzojë në të mirë të vendit tonë. Ne si PDK e mbështesim këtë proces gjithmonë duke respektuar Kushtetutën e vendit tonë dhe një marrëveshje që garanton ulëse në OKB”, tha Musliu-Shoshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit