2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

”Raketat e NAT0-s, për 5 minuta në Moskë”: S`ka paqe, Putin: Do ketë Iuftë!

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin deklaronte se kishte në tryezë një sërë opsioknesh nëse Perëndimi dështon të përmbushë kërkesën e tij për garanci sigurie që pengojnë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.

Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti projekt-dokumentet e sigurisë duke kërkuar që aleanca t`i mohojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe të anulojë dislokimet e saj ushtarake në Europën Qendrore dhe Lindore.

Putin i ka kërkuar Perëndimit që të lëvizë shpejt për të përmbushur kërkesat, duke paralajmëruar se Moska do të duhet të marrë “masa ushtarako-teknike” nëse Perëndimi vazhdon kursin e tij “agresiv” “në pragun e shtëpisë sonë”.I pyetur se cila mund të jetë në mënyrë specifike përgjigja e Moskës, ai tha në komentet e transmetuara nga TV shtetëror rus të dielën se “mund të jetë e larmishme”, duke shtuar pa dyshim “do të varet nga propozimet që ekspertët tanë ushtarakë do të më paraqesin”.

- Advertisement -

Putin : Ne nuk kemi se ku të tërhiqemi. NATO-ja mund të zhvendosë në Ukrainë raketa që arrijnë në Moskë për 4 apo 5 minuta. Ata vetë na kanë shtyrë drejt një linje që s`e kalojmë dot. Na kanë çuar në pikën që ne të themi: Boll më!Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë refuzuar deri tani t’ia ofrojnë Rusisë atë lloj garancie për Ukrainën që dëshiron Putini, duke përmendur parimin e NATO-s se anëtarësimi është i hapur për çdo vend që kualifikohet. Ata ranë megjithatë dakord të nisin bisedimet e sigurisë me Rusinë muajin e ardhshëm për të diskutuar shqetësimet e saj. Putin tha se takimi me SHBA-në do të mbahet në Gjenevë. Paralelisht, negociata do të zhvillohen mes Rusisë dhe NATO-s dhe priten diskutime më të gjera nën kujdesin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë./Tch

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit