Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar sot se ka marrë ftesë nga Policia e Kosovës për të dorëzuar dyshimet që kanë prezantuar ditë më parë në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
“Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë.Të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici”, ka thënë Molliqaj në Facebook.
“Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund”, u shpreh tutje ai.