25.9 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

“Kosova s’ mund ti bashkohet Shqipërisë!Gjuha serbe në Kosovë edhe ku nuk ka një serb!”

Rekomandime

Nga Vuk Drashkoviç:

- Advertisement -

-“Nuk jam unë ai që duhet të jap një përgjigje rreth asaj se, pse Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, unë po përpiqem që të ndërtoj një opinion personal rreth kësaj teme shumë të përfolur në këto hapësira, temë kjo që po trajtohet për shumë vite!

Andaj, vlerësoj se Bosnja dhe Hercegovina ka një qeveri të pavarur, Bosnja ka kryetar shteti, ka qeveri, ka ministra dhe ata duhet të vendosin për këtë punë!

- Advertisement -

Kujtoj se, Bosnja dhe Hercegovina nuk është e thënë që në mënyrë formale ta njoh pavarësinë Kosovës, por duhet ndërtuar ura bashkëpunimi, duhet të bashkëpunoj me Kosovën!Nuk është e thënë që Bosnja dhe Hercegovina të dërgoj ambasado në Prishtinë, por duhet të pranojë një të vërtetë që ka ndodhur, të pranoj se Kosova është e pranuar nga një numër i madh i anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, se Kosova është e pranuar nga numër i madh i shteteve të Bashkimit Evropian dhe, në bazë të këtij realiteti nuk mund askush të bëjë asnjë ndryshim, as që mundet me bë përpjekje me i lëviz pozicionet e faktorëve vendosës në botë rreth pavarësisë së Kosovës!

Me një fjalë duhet të normalizohen dhe të jenë funksionale marrëdhëniet mes Bosnjës dhe Kosovës; të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëdhënie të mira ekonomike, kulturore, marrëdhënie të nivelit të Jugosllavisë kur kufitë ishin formalitet.

- Advertisement -

Unë nuk e di pse Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën, unë me të gjitha mundësitë po bëje përpjekje që Serbia ta pranoj sa më parë këtë realitet, ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Për fat të keq dita-ditës po rriten foca për të kundërshtuar këtë realitet në terren.Këtu ka shumë probleme, po ndodhin ngjarje të reja edhe rreth marrëveshjes së Brukseli, të cilat marrëveshje as që respektohen.

Ndërkaq, sa i takon bashkimit të Kosovës me Shqiprinë këtë punë së miri e din Edi Rama, pushtetet në Prishtinë se sipas Planit të Ahtisarit Kosova asnjëherë nuk mund ti bashkohet Shqipërisë!Në këtë plan kusht vendimtar ka qenë që të evidentohet në atë plan se Kosova asnjëherë nuk do ti bashkohet Shqipërisë.

Nuk mund të bashkohet Kosova me asnjë shtet, parasëgjithash me Shqipërinë dhe me asnjë shtet tjetëR fqinj!

Këtu janë të evidentuara edhe kufit ekzistues, siç është Lugina e Preshevës.Mos bashkimin me Shqipërinë e kanë nënshtruar shqiptarët e Kosovës.Plani i Ahtisarit ju mundëson serbëve që gjuha e tyre të përdoret në të gjithë territorin e Kosovës dhe në ato vise ku nuk ka serb!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit