1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

LDK lëshon sallën e Kuvendit, përplasen me deputetët e VV’së për mos prezencën e Kurtit

Rekomandime

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas përplasjes me deputetët e Vetëvendosjes (VV) lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pas sjelljes së deputetëve të VV-së ndaj atyre të opozitës do ta largohen nga seanca.

- Advertisement -

“Në qoftë se kryeministri i vendit e quan të parëndësishme me marrë pjesë në këtë seancë, nëse deputetët e pushtetit sillen në këtë formë me deputetët e opozitës atëherë ne deklarojmë se largohemi nga seanca deri në pikën e radhës”, tha Gashi.

Opozita ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet kriza energjetike në vend dhe propozim-vendimi i qeverisë për marrjen e masave për emergjencë energjetike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit