1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosova refuzoj gazpërçuesin, ambasadori amerikan fton Serbinë që të furnizohet me gaz nga Greqia

Rekomandime

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka folur rreth disa temave që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimorë me theks të veçantë Kosovën dhe Serbinë, ai ka bërë thirrje që kryeministrit, Albin Kurti që t’i përmbahet marrëveshjes së Brukselit. Gjithashtu ai ka theksuar se presin nga Serbia që të furnizohet me gaz nga Greqia, përcjellë Gazeta Metro.

Duke folur për televizionin serb prva, ai ka theksuar se nuk e sheh Serbinë si kërcënim, por është më rendësi se si Serbia i qaset fqinjëve të saj dhe anasjelltas.
“SHBA nuk e sheh Serbinë si kërcënim, atë që unë do të theksoi është si Serbia i qaset fqinjëve dhe si e përjetojnë fqinjët atë”, tha ambasadori amerikan, duke shtuar se SHBA mbështetë dialogun e lehtësuar nga BE.
Tutje ai ka shtuar se nëse Serbia mbështetet nga Rusia sa i përket gazit, do e ketë vështirë që të arrij çmime të përshtatshëm, duke theksuar se për të ardhmen afatgjate të energjisë, diversifikimi është më i miri për Serbinë.

- Advertisement -

“Nëse mbështetesh në Rusinë do të jetë më e vështirë për të arritur një çmim të mirë. Për të ardhmen afatgjatë të energjisë, diversifikimi është më i miri për Serbinë, sepse do të ketë një çmim më të mirë. Presim që Serbia të furnizohet me gaz nga Greqia”, tha ai.

Ambasadori amerikan i ka bërë thirrje Kurtit që t’i përmbahet marrëveshjes në Bruksel, ndërsa ka thënë se pret që Serbia dhe Kosova të arrijnë përparim

“I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet marrëveshjes së Brukselit. Përfaqësuesi special Miroslav Lajcak ka bërë presion që të përfshihet në agjendë edhe Asociacioni i Komunave Serbe dhe pres që për këtë të diskutohet. E ndaj me ju pakënaqësinë. Kjo është pengesa më e madhe e arritjes së stabilitetit të duhur në rajon. Pres që Serbia dhe Kosova të arrijnë përparim, sepse ju duhet. Nëse duhen të sigurojnë një jetë më të mirë, të gjitha këto duhet të kryhen. Beogradi dhe Prishtina duhet që të vetëm të gjejnë zgjidhjen, nuk mund të vjen nga Rusia, SHBA dhe BE. Ka pasur zhvillime që tregojnë se ka përmirësime. Për shembull konflikti për tabelat e regjistrimit u zgjidh përmes Brukselit.”, ka potencuar më tej Godfrey.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit