Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër dhe për personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.
Kjo bazuar në një vendim të Qeverisë të marrë me 23 dhjetor të këtij viti.
Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
Njoftimi i plotë:
𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:
🔸 Familjet me asistencë sociale dhe
🔸 Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:
🔹Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;
🔹Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;
🔹Familjet e Viktimave Civile;
🔹Familjet e të Zhdukurve;
🔹Invalidët e Luftës;
🔹Personat e Verbër;
🔹Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.
Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
Kategoritë e lartëpërmendura 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ për të përfituar nga ky subvencionim.