13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Tahiri: Kurti të tregojë se çka bisedoi me Vuçiqin gjatë darkës në Berlin

Rekomandime

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duhet tu tregojë qytetarëve se çfarë bisedoi gjatë darkës në Berlin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq si dhe i ngarkuari i BE’së me dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilluan sonte një darkë joformale në periferi të Berlinit.

- Advertisement -

Tahiri thotë se dialogu s’duhet mbajtur jashtë Kuvendit të Kosovës dhe në të duhet të përfshihet edhe opozita.

“Nuk i ben mire kesaj qeverie e as Kosoves qe dialogun me Serbine ta mbaj jasht parlamentit dhe jasht opozitës”, shkroi Tahiri në llogarinë e saj në Facebook.

“Puna e pare e Kurtit eshte qe te tregoj se cfare bisedoi me Vuciqin sot ne Berlin!”, theksoi ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit