2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ambasadori i Izrealit i përgjigjet Vuçiqit: Ti nënshkrove një marrëveshje që na kërkoi ta njihnim Kosovën

Rekomandime

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan ka thënë mbrëmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar personalisht në emër të shtetit të tij një marrëveshje me të cilën i kërkon Izraelit të njohë Kosovën.

Këto komente ai i bëri duke iu referuar marrëveshjes së Uashingtonit, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Ai ka hedhur pikëpyetjen se pse Serbia nuk e ka mohuar apo anuluar marrëveshjen në fjalë nëse nuk do që ta zbatojë atë.

“Mos më keqkuptoni, është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër, vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës është marrë nën presionin amerikan, përndryshe të mos harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe jo me ne. Nuk po mundohem të fshihem pas kësaj, ai vendim është marrë nga Izraeli pas shumë vitesh kur ne nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo është në kundërshtim me interesat tona në Serbi”, tha ai.

I pyetur nëse Izraeli do ta rishikojë vendimin për Kosovën, ambasadori tha se nuk dëshiron të krijojë hapësirë ​​për optimizëm për publikun serb.

- Advertisement -

“Nuk e shoh këtë mundësi për momentin. Është arritur marrëveshja, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. E pranoi në marrëveshje”, tha ai në Tv Prva.

Këto komente ai i bëri pasi që presidenti serb, Aleksander Vuçiq tha se gjoja nuk e dinte se çka po nënshkruante dhe se i ishin zëvendësuar dokumentet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit