12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Transplanti i parë në botë: 74-vjeçari merr zemrën e një lope

Rekomandime

Personi i parë që iu transplantua valvula e zemrës së një lope, teksa ishte i zgjuar e ka përshkruar përvojën si “Star Wars”.

Mjeku, i cili tashmë është në pension dhe njëkohësisht veterani i Ushtrisë Territoriale John Smallwood i ishte nënshtruar më parë një operacioni në zemër.

- Advertisement -

Megjithatë, pas operacionit ai nuk pati asnjë ndryshim. Pra, nuk rezultoi me sukses.

Pas kësaj, 74-vjeçari pranoi të merrte pjesë në një operacion të zëvendësimit të valvulave të zemrës.

Udhëheqësi i operacionit e paralajmëroi atë se procesi do të ishte më i vështirë sesa operacionet e zëvendësimit të valvulës aortale.

- Advertisement -

74-vjeçari kishte nevojë për dy valvula të reja dhe kështu një zemër lope u përgatit për transplantim posaçërisht për atë. Po, mirë e lexuat.

Megjithatë, për shkak të problemit me zemrën, atij iu kërkua të qëndronte zgjuar në vend që të operohej nën anestezi të përgjithshme.

- Advertisement -

Nëse ai lëvizte qoftë edhe një moment, ai rrezikohej të vdiste.

Pavarësisht se fillimisht ishte ‘pak i tronditur’ rreth operacionit, pasi e diskutoi atë me familjen e tij, John pranoi të operohej.

John tha se u trondit kur pa 15 apo edhe më shumë mjekë duke e operuar.

“Ishte si diçka nga Star Wars. Ndihem jashtëzakonisht me fat që e kam pasur këtë operacion.”-u shpreh 74-vjeçari për mediat e huaja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit