Ish-reperi, sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur me nostalgji për kohën kur ishte artist, dhe drejtonte grupin “Ritmi i Rrugës” bashkë me Arbër Reçin.
Në një rrëfim special për Klankosova.tv, Krasniqi tha se “Ritmi i Rrugës” është pjesë e identitetit të tij dhe një periudhë shumë e rëndësishme e jetës.
“Është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime dhe pa dyshim që është pjesë edhe e identitetit tim”, tha kur u pyet se çfarë ‘kujtime i ka lënë emri i grupit’.
I pyetur se a do të këndonte në grupin e njejtë po të kthehej koha mbrapa, Memli ka thënë se po.
“Unë besoj që prapë do e bëja gjënë e njëjtë, sepse mendoj që krijimtaria e ‘Ritmit të Rrugës’ ka qenë adekuate dhe e ndërlidhur me kontekstin e asaj kohe, e cila i ka komunikuar kohës në të cilën është krijuar”, ka deklaruar ai.