Mërgimtari nga Gjakova i cili dyshohet se ka privuar nga jeta dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13 vjeç në Hamburg të Gjermanisë do ti jepet lamtumira e fundit në nesër në varrezat e fshatit Ponushec shkruan Kosova ime.
Njoftimin për varrimin e 44 vjeçarit, Flamur Rexhës është bërë përmes njerëzve të afërm të tij.
Për rastin tragjik që trondit edhe mediat gjermane ditë më parë kanë shkruar se z. Rexha ka shtënë edhe ndaj gruas së tij, e cila është në gjendje të rëndë.
Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij.