Ministri serb i brendshëm Aleksandar Vullin në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Veçernje Novosti” edhe një herë ka përsëritur se duhet të braktiset rruga për në Bashkimin Evropian,
“Ky është edhe më tutje qëndrimi im, por shumica e qytetarëve konsiderojnë se duhet të vazhdohet rruga kah BE dhe unë këtë e respektoj.
Nëse anëtarësimi në BE do të thotë se duhet të heqim dorë nga e “vërteta për popullin tonë”, të pranojmë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë, se duhet të pranojmë që nuk kemi miq në Lindje, se duhet ta braktisim Republikën Serbe – pra çfarë po më nevojitet atëherë BE? Çfarë do të fitojmë. Rrogat më të larta”, pyet ultranacionalisti serb Vullin dhe nuk harron servilizimin ndaj shefit të tij.
“Nuk na ka siguruar rrogat më të larta BE por politika e mençur e Vuçiqit. Pra, nëse kështu vazhdon të zhvillohet Serbia, do të vijë koha që hyrja jonë në BE, për BE-në do të thotë më shumë sesa për ne”.