I vetëm përballë turmës së rebeluar, oficeri amerikan shpallet “hero” për veprimin që bëri

0
86

Një oficer amerikan është quajtur hero pasi arriti të frenojë vetëm duke u drejtuar dorën turmën e protestuesve që mësynë në Kapitol.

Ai arrriti ta mbante turmën larg dhomave të Senatit gjatë trazirave që sollën viktima dhe të plagosur.

Pamjet e oficerit, të identifikuar si Eugene Goodman, e tregojnë atë disa hapa përpara turmës ndërsa ata e ndjekin.

Goodman shihet më pas duke hedhur një vështrim drejt hyrjes së Senatit përpara se të “joshë” protestuesit në drejtimin tjetër.

Goodman, i cili mori vëmendje për guximin e tij është veteran i ushtrisë amerikane dhe ka shërbyer për një kohë të gjatë në Irak. Ky gjest vjen ndërkohë që policia e Kapitolit është kritikuar për dështimin e saj në ruajtjen e sigurisë.


Në videon e xhiruar nga reporteri i Huffington Post Igor Bobic, Goodman, i cili është i zi, antagonizohet nga grupi i mbështetësve të Trump të cilët janë të gjithë të bardhë.