8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Qytetari vë në dyshime nëse Albin Kurti është vaksinuar kundër COVID-19

Rekomandime

Arianit Sllamniku, organizator i protestave kundër vaksinimit Anti-COVID ka thënë se vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 është antikushtetues në Kosovë.

Ndërsa, derisa ka folur për një konferencë të kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se Kurti është shprehur se e ka marrë vaksinën, por që nuk dinë nëse ai është vaksinuar me të vërtetë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk mund të thotë se kryeministri ka gënjyer, por është shprehur se Kurti ka treguar se edhe me marrjen e vaksinës, qytetarët mund të vdesin nga ky virus.

“Unë nuk jam kundër doktorit i cili e mendon se duhet të vaksinohet dhe të mbrohet nga virusi, por ne kemi fakte tjera shkencore se vetë kryeministri i Republikës së Kosovës në konferencën e datës 28 gusht 2021 ka dal që e ka marrë, a u vaksinu se di. Ai na e ka thënë një të vërtetë, se edhe i vaksinuar je bartës dhe shpërndarës i virusit edhe i vaksinuar mundesh me vdek nga virusi”, ka deklaruar ai në Frontal në T7.

Tutje Sllamniku ka deklaruar se Qeveria Kurti i ka detyruar qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit.

- Advertisement -

“Nuk kemi nevojë me u vaksinu. Vaksinimi i detyrueshëm në Kosovë është antikushtetues. Ligji i votum në Kuvendin e Republikës së Kosovës askund nuk e cek vaksinimin e detyrueshëm ose testin PCR, askund”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se është vaksinuar me të tre dozat e vaksinës, derisa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit