19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Njëqind vjet më parë: Si është edukuar rinia serbe nga mediat shtetërore serbe!

Rekomandime

Pak gjë ka ndryshuar edhe sot. Njëqind vjet më parë, në vitin 1921, atëherë kur kryhej gjenocid ndaj shqiptarëve nga shteti serb, duhet të kemi parasyshë rolin propagandues të mediave serbe. Është fjala për gazetën serbe luftënxitëse “Srpsko Kosovo”, shkruan MekuliPress.com

Gazeta për të rinjtë serbë, “Srpsko Kosovo” (“Kosova serbe”), është botuar dy herë në muaj që nga 1 marsi 1920 deri më 15 dhjetor 1934. Nga janari i vitit 1921, revista ndryshoi nëntitullin e saj në një gazetë për të rinjtë serbë dhe arsimin publik. Redaksia e gazetës ishte e vendosur në Mitrovicë, Shkup dhe Beograd.

- Advertisement -

Për studentët dhe ushtarët, çmimi i një numri ishte 6 dinarë. Abonimi vjetor për lexuesit në vend ishte 72 dinarë, dhe 100 dinarë jashtë vendit. Revista “Srpsko Kosovo” (Kosova serbe) u botua në 16 faqe. Revista është redaktuar nga profesorët e shquar serbë të kohës, si dhe nga Peshkopi N. Velimiroviç.

Përveç të dhënave themelore për vitin e botimit dhe numrit të revistës, është botuar një këngë patriotike në kopertinë, e rrethuar me fotografi të manastirit të Graçanicës, Tyrbës së Muratit dhe qytetit mesjetar të Zveçanit, shkruan MekuliPress. Tekstet e botuara përfshijnë një përzgjedhje selektive vetëm nga historia, letërsia, folklori, lajmet (etj.) që i referohen popullatës serbe në Kosovë dhe Maqedoni Veriore duke përjashtuar autoktonët shqiptarë, nënvizon MekuliPress.

Së këtejmi, këshilli editorial i revistës “Srpsko Kosovo” për objektiv të vetin kishte ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar, zakonet popullore dhe vlerat tradicionale vetëm të popullit serb. Në këtë kuadër, kujton MekuliPress, në revistën e përmendur janë botuar përralla, legjenda dhe këngë të shumta popullore, që sipas këshillit editorial janë element i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturor të popullit serb në territoret e sotme të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit