13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“Çfarë tradhtari”, ish-ushtari i UÇK’së , gjermani Bartetzko, i reagon Behgjet Pacollit

Rekomandime

Roland Bartetzko, gjermani i cili ka shërbyer si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Behgjet Pacollit të dhënë për Gazetën Express lidhur me ngjarjet që po ndodhin në Kazakistan.

- Advertisement -

Sipas Bartetzkos, konstatimi i Pacollit se protestat po organizohen nga një “faktor i jashtëm” është një gënjeshtër e Vladimir Putinit.

“Pacolli po e përsërit gënjeshtrat e Putinit që protestat janë organizuar nga “të huajt”. Çfarë tradhtari”, ka shkruar Bartetzko.

Pacolli i cili njihet për miqësinë dhe afërsinë e tij me ish-presidentin kazak Nursultan Nazarbayev dje ka aluduar që trazirat në shtetin aziatik janë duke u organizuar nga një faktor i jashtëm dhe sipas tij, një gjë e tillë është tejet e dukshme.

- Advertisement -

“Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka potencuar Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit