-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Hoxha i VV-së sulmon Behgjet Pacollin për Kazakistanin

Rekomandime

Filozofi i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka sulmuar Behgjet Pacollin pas disa deklaratave që mendohet t’i ketë dhënë ky i fundit pas ngjarjeve të rënda në Kazakistan.“Fakti që ka diktaturë në Kazakistan, që vendi është i pasur por pushteti nuk lëviz kurrë, nuk përbën problem per Pacollin.” – është shprehur Hoxha.

Kujtojmë që tash e disa ditë në Kazakistan ka protesta të përgjakshme për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve.

- Advertisement -

Punëtorët e Pacollit mësohet të jenë shëndosh e mirë për momentin. Të paktën, kështu ka njoftuar edhe kompania Mabetex.

Statusi i plotë:

Kur gazetari e pyet Begjet Pacollin për trazirat në Kazakistan, ky thotë se ato janë sjellë nga jashtë. Fakti që ka diktaturë në Kazakistan, që gendi është i pasur por pushteti nuk lëviz kurrë, nuk përbën problem per Pacollin. Ose, përndryshe, me ndërhyrje nga jashtë Pacolli kupton forcat ruse që po i vijnë regjimit në ndihmë për të vrarë e shtypur protestuesit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit