11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Biznesmeni Ismet Asllani dyshohet se i dha 40 mijë euro ryshfet “Braçës”

Rekomandime

Ismet Asllani, pronari i kompanisë “Kashtanjeva Dekor”, dyshohet se i ka dhënë 40 mijë euro ryshfet Bratislav Nikoliqit – “Braçës”, ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës.

Asllani u arrestua të enjten nga Policia e Kosovës në kuadër të aksionit “Brezovica”. Dyshohet për kryerjen e veprave penale “dhënie e ryshfetit dhe ushtrim ndikimi”.

- Advertisement -

Pronari i kompanisë “Kashtanjeva Dekor”, sipas Prokurorisë së Shtetit, dyshohet se i ka dhënë edhe 14 mijë euro të tjera ryshfet Dimitrije Raçiçieviqit, zyrtar komunal në Shtërpcë. në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë.

Sipas kërkesës për paraburgimin e tij, Asllani dshohet se i dha ryshfet “Braçës” për ndërtimin e vikend shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Veprimet e dyshimta, Asllani i ka kryer gjatë viteve 2016-2019.

- Advertisement -

“Ekziston dyshimi i bazuar ne nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019 në Shtërpcës person përgjegjës i ndërmarrjes “Kashtanjeva Dekor”, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që përmes personit i cili do të kryente ndërtimin e vikend shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri”, zona e tretë e vikend zonës në Brezovicë, i ka dhënë 40.000 euro të pandehurit Bratisllav Nikolic”, thuhet në përshkrimin e kërkesës për paraburgim.

“Si dhe 14.000 euro të pandehurit Dimitrije Racicievic, për lëshimin e (6) gjashtë lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave, në kundërshtim me Ligjin mbi Ndërtimin , Ligjin mbi Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planinh Hapësinor të Parkut Kombëtar ‘Sharri’”.

- Advertisement -

“Kashtanjeva Dekor SH.P.K”, firma në pronësi të Ismet Asllanit, merret me prodhimin dhe montimin e produkteve nga druri.

Sipas ARBK-së, ky biznes regjistron kapital në vlerë prej 75 mijë eurove.

Më 6 janar, Policia e Kosovës bastisi nëntë lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, përfshirë edhe disa zyra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe zyrtarë të kësaj ministrie.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, tha në një konferencë për media të enjten, se të arrestuarit dyshohen për veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje të rryshfetit.

Aksioni i sotëm është vazhdimësi e hetimeve të 21 dhjetorit të vitit 2021, me ç’rast u arrestuan dhjetë persona, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, i cili dyshohet për dhënien në mënyrë të kundërligjshme të lejeve të ndërtimit në Brezovicë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit