9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mërgimtarët ankohen për shoferët e autobusëve: Po na lëshojnë këngë gurbeti, po na mërzisin shumë gjatë kthimit

Rekomandime

Disa mërgimtarë që shfrytëzojnë autobusët për transport, kanë shprehur pakënaqësinë me muzikën që u lëshohet nga vozitësit.

Sipas tyre, shoferët gjatë kthimit nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë, po u lëshojnë këngë gurbeti.

- Advertisement -

Kjo muzikë, siç thonë ata, po i bënë të ndihen shumë të mërzitur që po e lënë familjen dhe vendlindjen e tyre.

Poashtu njëri nga ta ka shkruar, se shoferët po u lëshojnë edhe muzikë patriotike. Mërgimtarëve s’po u pëlqen as kjo.

Ndryshe, një numër i madh i mërgimtarëve kohëve të fundit janë duke e shfrytëzuar transportin rrugor me autobusë, pasi biletat janë më të lira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit