8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Databaza e pagave në Shqipëri u ble nga punonjësi i oligarkut rus të lidhur me Putinin

Rekomandime

Nxjerrja e databazës së pagave për më shumë se 690 mijë shqiptarë është një ndër skandalet më të mëdha që kanë ndodhur në vend, gjë që provoi se sistemet e sigurisë së stafit që menaxhon të dhënat tona nuk funksionuan.

Prokuroria zbuloi se databaza e pagave u nxorr nga sistemi i tatimeve nga punonjësja Eni Qirjako, e cila më pas ia dha kolegut të saj Andi Agarajt. Ky i fundit ia shiti të dhënat kundrejt 20 mijë lekëve Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit.

- Advertisement -

Të dy këta të fundit janë denoncuar nga Dhoma e Përmbaruesve të Shqipërisë si mashtrues, ndërkohë që nga një kërkim që Abcnews.al rezulton se Ikonomi ka qenë drejtuesi iu kompanisë “Credit 2 All” (Digital Finance International SHPK).

Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se pronar i kësaj kompanie që ofronte kredi në Shqipëri është një miliarder rus, i quajtur Oleg Boikov.

- Advertisement -

Ky i fundit është një emër i panjohur ndoshta në Shqipëri, por nga Senati amerikan është kategorizuar në listën e personave që kanë lidhje shqetësuese me qeverinë dhe inteligjencën ruse. Këto lidhje raportohet të jenë të gërshëtuara edhe me krimin e organizuar.

- Advertisement -

Në raport thuhet gjithashtu se oligarku rus, me pasuri 1.3 miliard dollar, i listuar nga “Forbes” në vendet e para të listës së personave pranë Putinit për nga influence dhe pasuria, kishte ndikuar në zgjedhjet e Moldavisë në shërbim te interesave ruse.

Ai rezulton të jetë pronar edhe i një kompanie të ngjashme kreditimi në Letoni.

Lexo KËTU raportin e plotë.

Çfarë thuhet në dosjen e prokurorisë për skandalin e pagave

Specialistja Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, kundrejt pagesës prej 20-30 mijë lekësh.

Në datë 21.10.2020, liste pagesat e muajit shtator 2020. Ne date 25.11.2020 listë pagesat e muajit tetor 2020. Ne date 25.01.2021, liste pagesat e dhjetorit 2020. Ne date 24.02.2021 liste pagesa e janarit 2021. Me date 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe ne date 22.10.2021 liste pagesat e muajit shtator 2021. Keto te dhena i janë derguar nga adresa zyrtare e punes eni [email protected] ne adresen e andi agarai(@akshi.gov.al. Këto file rezulton nga këqyrja janě dërguar ne programin we transfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit te IT ne sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës qe nga viti 2013 ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve Tirane. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, te dhënat qe i kam marre nga shtetesja (kolegia Eni Qirjako, te nxjerra nga databasa e SISTEMIT CATS”, të drejtorisë së përgjithsme të tatimeve ia ka dhënë Klodian Sotës. Shtetasit Klodian Sota in ka dhene materialet e marra nga kolegia ne te gjitha rastet kundrejt vleres 20.000 lekë sa herë i ka dhënë të dhënat e kërkuara”.

Të dhënat Andi Agaraj ia ka “shitur” fillimisht Klodian Sotës. Më pas u ka bërë një kopje dhe i ka shitur sërish te Endri Ikonomi.

“Nga hetimi eshte konstatatuar se këto te dhena pasi Eni Qirjako, ia kalonte me email ne programin WETRANSFER i ka shkarkuar ne kompjuterin e tij te punes dhe pastaj i ka kopjuar ne CD, dhe ja ka derguar dorazi ne periudha te ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota. Gjithashtu nga hetimi eshte konstatuar me procesverbalin e sekuestrimit te dates 28.12.2021, policia gjyqesore i ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale shtetasit Klodian Sota nje “Hark Disk te jashtem, ne te cilin dyshohet se gjenden te gjitha te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa c “SISTEMIT CATS”, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane te marre nga shtetasi Andi Agaraj.

Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa e “SISTEMIT CATS të Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane, te marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjesi IT ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblim prej 20.000 deri ne 30,000 leke. Ne vazhdimesi te kryerjes se veprimeve hetimore ne kuadër te këtij procedimi penal, ka dyshime se shtetasi Endri Ikonomi, mundet te dëmtojë prova te cilat kane te bejne me provueshmërinë e faktit penal objekt hetimi, ne keto rrethana eshte bere ndalimi i shtetasve”.

Sipas dosjes pas nxjerrjes së të dhënave vetë specialistja e IT Eni Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave më 22 dhjetor të vitit 2021, dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarajt. Për këtë ajo ka lajmëruar menjëherë drejtorin e saj Ervin Muçën. Atij i ka bërë të qartë se user-i i krijuar me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Më 28 dhjetor 2021 në banesën e Klodian Sotës u gjet “hard disk” të jashtëm ku dyshohet se janë të gjitha të dhënat e pagave të dala nga sistemi “Cats” i Drejtorisë së Tatimeve të marra nga Andi Agaraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit