Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova pas festave të fundvitit është akoma i lartë.
Aktualisht pritjet në pikat kufitare për të dal nga Kosova shkojnë deri në tri orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është në Merdarë, ku pritjet për të dal nga Kosova janë deri në tri orë, teksa hyrjet deri në 10 minuta.
Po ashtu, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në një orë, ndërsa hyrje deri në pesë minuta.
Në pikat tjera situata është e qetë.