“Në një ditë tragjike ka dhe një dimension historik, ai i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe Berishizmin”.
Ishte ky mesazhi i parë i Lulzim Bashës nga ambientet e shkatërruara të selisë blu, pasojë dhunës së ushtruar për 3 orë nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon me çdo kush largimin e kreut të PD me pretendimin se e ka shkarkuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.
“Nuk u përballëm thjesht me një përpjekje për ta shkatërruar dhe nënshtruar PD ndaj interesave personale të Sali Berishës. Dua të falenderoj edhe ata që për disa javë apo muaj e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore të zhgënjyer me shpresën se do ishte diçka e cila do ndizte një shpresë. Sot të gjithë e dinë, kundërshtarët… që dua ti falenderoj që nuk e mbështetën planin vllavrasës të demokratëve me njëri tjetrin duke nisur nga kundërshtarët kritikët… të cilën e kanë kuptuar planin e Berishës fytyrën e tij të vërtetë që e ka treguar më së miri selia e dhunuar.
Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë kur shikon që ata njerëz të Berishës ishin një grup i ngushtë kriminelësh trafikantësh me precedentë penalë të armatosur duke vënë në rrezik jetën e demokratëve jashtë dhe brenda selisë me një plan të Sali Berishës. Në një ditë tragjike ka dhe një dimension historik, ai i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe Berishizmin që nuk pranon mendimin ndryshe rregulla demokratike kushtetutën e partisë garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër vetë voton numëron falsifikon dhe vetë shpall rezultate imagjinare.
Dhe kur ato plasin si flluska sapuni urdhëroi sulmin e sotëm ndaj shtëpisë së demokratëve. Me mjete terroriste u përpoq të uzurpojë shtëpinë e demokratëve për t’u mbrojtur nga shpallja non grata e shba. Sot u pamundësia dalja me viktima dhe derdhjen e gjakut të demokratëve për hallin e Berishës. Sot Berisha i ka bërë Pd dëmin më të madh”.