12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kostunica shpiku ujin e vluar: Kisha zgjidhjen për Kosovë, të jetë si Hong Kong

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dje i talli e fajësoi opozitën serbe për paaftësi rreth Kosovës, ish kryeministri Kostunica e dëshmoi këtë sot, ai ka thënë se zgjidhja e tij për Kosovën ishte të jetë si Hong Kong.

Kostunica i shtoi se kishte mbështetje edhe nga qeveria e atëhershme dhe e konsideron si pohim të korrektësisë të kësaj zgjidhjeje.

- Advertisement -

Ai theksoi se propozimi i tij për zgjidhjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ishte autonomi e mbikëqyrur, e cila, siç theksoi “”paraqiste kompromis që shmangte dy opsionet ekstreme”.

”Autonomi e mbikëqyrur, për dallim prej pavarësisë së mbikëqyrur, në përpushmëri me rezolutën e OKB’së dhe kushtetutën e Serbisë”. Kështu do të ju mundësohej shqiptarëve që në krahinën autonome të Kosovës e Metohisë të qeverisnin drejt ardhmërisë së tyre dhe realizonin interesat e tyre” tha Kostunica.

Ai shtoi se në anën tjetër Serbia në përputhje me rezolutat e OKB’së do të ruante sovranitetin dhe integritetin territorial.

- Advertisement -

Në pyetjen se nëse propozimi i tij do të ishte i aplikueshëm në ditët e sotme si zgjidhje e pranueshme në këto rrethana, ai nuk u përgjigj gazetës serbe Kurir.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit