Voziti 121 km/h në zonë 40 km/h, gjobitet 500 euro

0
133

Policia e Kosovës këtë të shtunë ka bërë të ditur se një qytetari nga Ferizaj iu është shqiptuar një gjobë për tejkalim shpejtësie në shumë prej 500 euro dhe pesë pikë negative.

Gjoba, sipas policisë erdhi pasi i njëjti voziti në shpejtësi prej 121 km/h në zonë 40 km/h.