9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Viti 1999: Mijëra persona në Izrael në koncertin humanitar për Kosovën

Rekomandime

Kosova dhe Izraeli nga 1 shkurti i këtij viti kanë zyrtarizuar njohjen duke vendosur mardhënie diplomatike.

- Advertisement -

Ndonëse njohja ka ardhur 13 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti hebre ka ndihmuar gjithmonë vendin tonë, kjo tregon edhe angazhimi i tyre për të ndihmuar kosovarët kur ishin në luftë.

Gjatë vitit 1999, mijëra izraelitë kishin dalë në një koncert në Tel Aviv, që synononte të mbledhe para për të ndihmuar refugjatët nga Kosova.

Koncerti ishte organizuar nga një radio ushtarake izraelite nën motën “Askush nga ne nuk mund të heshtë”, ndërsa ekipi mjekësor i ushtrisë izraelite kishte ndihmuar kosovarët që ishin vendosur në kampet e refugjatëve në Maqedoni.

- Advertisement -

Në koncertë kishin dalë 30 mijë izraelitë, ndërsa ishin mbledhur mijëra dollarë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në vitin 1999 kishte njoftuar se vendi do të marrë 100 refugjatë nga Kosova për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve në ish-Jugosllavi.

- Advertisement -

Në pamjet e asaj kohe përvec koncertit, shihet edhe protestë nga lëvizja “Jeshile”, të cilët protestonin para ambasadës së ish-Jugosllavisë në Tel Aviv kundër shtypjes së shqiptarëve etnik në Kosovë.

Protestuesit përve shkrimeve kundër shtetit serb, kishin hedhur edhe ngjyrë të kuqe në oborrin e ambasadës së Jugosllavisë.

Për më shumë shihni pamjet:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit