2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lëshohet në arrest shtëpiak njëri nga të dyshuarit për mizorinë në Gllogjan, dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi

Rekomandime

Është liruar nga paraburgimi njëri nga tre të dyshuarit për mizorinë e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Pejë.

- Advertisement -

Ndërkohë dy të dyshuarve të tjerë u është vazhduar paraburgimi edhe për 60 ditë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjyaktës themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Personi që do të vazhdojë arrestin shtëpiak është Malësor Mehmetaj, ndërsa babai dhe vëllai i tij do të vazhdojnë paraburgimin.

- Advertisement -

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar H.M. dhe dy djemtë e tij, K. dhe M. M. nga Gllogjani.

Në ditën e arrestimit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tregoi se arrestimet janë kryer pas disa bastisje në disa lokacione të caktuara në lidhje me këtë ngjarje. Të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë kallashnikov.

- Advertisement -

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës – mbetën pa shenja jete nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit